Nuk ka ditë të bardha për ekipin e Xherdan Shaqirit

Chicago Fire fiks 2 muaj pa fitore apo 9 ndeshje rresht!

Nuk ka ditë të bardha për ekipin e Xherdan Shaqirit, Chicago Fire, e cila pësoi humbje në udhëtim me rezultat 1:0 nga New York City.

Shaqiri u paraqit titullar por assesi që të nxjerrin rezultat pozitiv.

Fitorja e fundit për Chicagon rezulton me 19 mars, me rezultat 3:1 ndaj Sporting Kansas Cityt. 

Kapiteni Shaqiri vlerësohet me notën 6.7 nga faqja e specializuar “Sofascore”.

Futbollisti Heber në minutën e 23-të shënoi nga penalltia për fitoren e liderit të Konferencës Lindore të ligës amerikane. 

New York City kryeson me 23 pikë e Chicago është në fund me 11 sosh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si të “parashikoni” se partneri do t’ju tradhtojë? Ky është një tregues i rëndësishëm

Story i radhës

LIVE: Lufta e Ukrainës zhvendos mbi 100 milionë njerëz

Të fundit nga