Nuk ka bukë 33 denarë as në Tetovë, ka vetëm 35 denarë (VIDEO)

March 1, 2023
1 minut lexim
Në një pjesë të marketeve sot  Tetovë nuk kishte  bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë me çmime prej 33 denarësh,  me çka furrtarët e realizuan paralajmërimin se nuk do të prodhojnë bukë në qoftë se Qeveria merr vendim për ngrirjen e çmimit në 33 denarë për bukë prej 450 gramësh.

Vendimi për t’u ngrirë çmimi i bukës u mor dje në seancën e qeverisë, ndërsa pezullohet çmimi preferencial i energjisë elektrike për industrinë ushqimore. Qeveria vendosi për një hap të tillë pasi analizat e Ministrisë së Ekonomisë dhe shërbimeve inspektuese treguan se ka keqpërdorime.

Buka shitet me 35 denarë në Tetovë, kuë disa bukëpjekës arsyetohen se çmimi prej 35 denarësh është shkaku i gramëve të bukës. Sot në Tetovë vetëm një bukëpjekës kishte pasur bukë prej 33 denarësh por ishin harxhuar që në orët e mëngjesit.

Nga ana tjetër bukëpjekësit e Kosovës thonë se ska logjikë që çmimi të jetë aq i lartë, ata thonë se mund të sjellin bukë me çmim për 50 cent apo 30 denarë nëse bojkti mund të vazhdojë që mos shitet buka për 33 denarë në Maqedoni.

“Ne e bëjmë bukën me standard 500 gram. Nëse e bejmë si në Maqedoninë e Veriut 450 gramë, mund ta sjellim edhe për 27 ose 28 denarë, duke paguar edhe doganë dhe tatimet e nevojshme”, thanë ata.
Njëkohësisht shprehen të habitur nga reagimi i furrtarëve në Maqedoninë e Veriut të cilët kanë lënë raftet e marketeve të zbrazura për shkak të ngrirjes së çmimit në 33 denarë.

“Kjo revoltë nuk ka logjikë ekonomike, sepse çmimet e grurit në tregjet ndërkombëtare po ulen, poashtu është ulur edhe çmimi i vajit, si dhe energjenseve. Me siguri kolegët tanë janë duke e keqpërdorë pozitën në treg. Nuk e di si janë ligjet te ju, por nëse në Kosovë bëhet keqpërdorim i tillë, dënimet janë shumë të rrepta”, shprehen furrtarët e kontaktuar në Ferizaj.

Ata kanë filluar konsultime fillestare mes veti, për organizim që të “mbulojnë vakumin në tregun e Maqedonisë së Veriut”, në rast se bojkoti i filluar zgjat më shumë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përplasen dy automjete në Vlorë

Story i radhës

Ibrahimi: Bien pagesat e tatimit në pronë pas rritjes së çmimit

Të fundit nga

ShkoLartë