“Nuk jemi Rusi”, Bullgaria nuk do të pezullojë furnizimin me gaz për Serbinë

April 27, 2022
1 minut lexim

Ministri bullgar i Energjisë Alexander Nikolov tha se pasi Gazprom pezulloi plotësisht gazin për Poloninë dhe Bullgarinë, vendi i tij është një partner besnik i të gjitha vendeve fqinje dhe nuk do të bllokojë furnizimin me gaz për Serbinë apo Hungarinë.

“Bullgaria nuk është Rusia. Kur të kemi mundësi, do të ndihmojmë të gjitha vendet fqinje. Ne nuk do të krijojmë shqetësime artificiale në vendet fqinje,” tha Nikolov në një konferencë shtypi, duke shtuar se të gjitha marrëveshjet me Gazprom do të rishikohen, shkruan portal bullgar Novinite.

Autoritetet bullgare njoftuan në mars se nuk kishin ndërmend të paguanin për gazin rus në rubla në vend të dollarëve, siç kërkoi pala ruse, dhe Nikolov tha se ishte bërë një analizë e procedurës dhe zbuloi se Bullgaria mund të ishte në humbje për shkak të diferencat e kursit të këmbimit.

“Bulgargaz është një partner afatgjatë dhe besnik i Gazprom. Ne kemi dokumente që dërgesat për këtë muaj janë paguar. Mosdorëzimi i sasisë së rënë dakord është shkelje,” tha Nikolov.

“Për sa kohë që unë jam ministër i Energjisë, Bullgaria nuk do të negociojë nën presion dhe me kokën ulur. Bullgaria nuk është në shitje dhe nuk i nënshtrohet asnjë çmimi dhe asnjë pale tjetër nga një vend i tretë”, tha Nikolov.

Megjithatë, ai nuk saktësoi pse Bullgaria nuk ka bërë një llogari për t’i paguar Rusisë në rubla. Pak javë më parë, Bashkimi Evropian njoftoi se pagesa për gazin rus në rubla nga blerësit evropianë, siç kërkoi presidenti Vladimir Putin, do të shkelte regjimin e sanksioneve të BE-së kundër Moskës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas thuajse dy vite pritje Microsoft sjell një version të Teams për kompjuter Apple M1

Story i radhës

Interi kërkon tre pikë në luftë për titull

Të fundit nga

ShkoLartë