“Nuk jemi kundër rinumërimit”, Shehaj: PD-së nuk i janë hequr vota, por i janë shtuar

June 13, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi në emisionin “NOW me Erla Mëhillin” se nuk ka asnjë kundërshtim ndaj procesit të rinumërimit të votave.

Shehaj theksoi se rinumërimi jo vetëm që nuk përbën rrezik për humbjen e mandatit të Partisë Mundësia por përkundrazi, do të thellojë diferencën në favor të partisë së tij.

Sipas tij, Partia Mundësia ka në dispozicion pamje filmike të procesit të numërimit të votave dhe ka parë 10% të kutive në Tiranë, dhe nga ato verifikime, rezulton se Partisë Demokratike jo vetëm që nuk i janë hequr vota, por në disa raste i janë shtuar.

“Pavarësisht se PD pretendon mandatin tonë, është e drejtë që të numërohen votat. Unë s’dal kurrë kundër numërimit të votave, sepse duhet të jemi të hapur për transparencë. Ajo që mund të them është kjo: nuk besoj se rinumërimi sjell ndryshim të madh sa i takon procesit të numërimit të votave për subjektet politike. Ne kemi verifikuar 10% të votave në Tiranë, pasi kemi të gjitha pamjet filmike të tyre, dhe mund të them që Partisë Demokratike nuk i është hequr asnjë votë, përkundrazi i janë shtuar vota. Është një numër i vogël që mund të jenë edhe gabime njerëzore. Numrat janë të papërfillshëm dhe s’ndikojnë rezultatin. Unë jam i bindur që në fund të numërimit, diferenca mes votave që i duhen PD-së për të marrë mandatin tonë jo vetëm që s’do të zvogëlohet, por do të rritet. Kështu që procesi i rinumërimit le të vazhdojë,” tha Shehaj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Arrestohen shefa dhe policë që kanë qenë në turn gjatë tragjedisë në Koçan

Story i radhës

Berisha rrëfen çka tha Agim Ramadani: Na mbështesni nga ajri, për këmbësori jem na

Të fundit nga

Sërish lëkundje tërmeti në kryeqytet

Janë ndjerë sërish lëkundje sizmike në kryeqytet. Sipas raportimeve paraprake, magnituda ka qenë 3.4 ndërkohë që thellësia e epiqendrës është 5 km. Epiqendra e lëkundjeve sizmike raportohet të jetë në Nikël. Ndërkohë
sqmken
ShkoLartë