Nuk janë javë të lehta në shtëpinë e Milanit

Nuk janë javë të lehta në shtëpinë e Milanit, për sa i takon të ardhmes së Frank Kessie. Mesfushori afrikan nuk e ka rinovuar akoma kontratën e tij dhe, me shumë mundësi, nuk do ta bëjë.

Vërshëllimat dhe polemikat rreth lojtarit nuk ndihmojnë dhe klubi, edhe për këto arsye, tashmë prej kohësh është vënë në kërkim të një zëvendësuesi.

Duket se lojtari që ka bindur kuqezinjtë është Renato Sanches, mesfushori i Lille, i cili mbetet në shënjestër të Maldini-t dhe Massara-s, për sezonin e ri.

Portugezi ndiqet edhe nga klube të tjerë të mëdhenj, por ka lënë të kuptohet se atij do t’i pëlqente një transferim në Milano. Javët e ardhshme do të jenë të rëndësishme, nëse jo vendimtare, për të arritur marrëveshjen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Paga mesatare në Maqedoni është 29.943 denarë, rritet për 5.8 përqind

Story i radhës

Humbi ndjenjat në transmetim live/ Balina Bodinaku flet për “sherrin” me Fifin

Të fundit nga