nuk jam i lumtur me situaten ne ukraine trump jemi afruar disi me te dyja palet 67f44d7d644bf

“Nuk jam i lumtur me situatën në Ukrainë”, Trump: Jemi afruar disi me të dyja palët

April 8, 2025
1 minut lexim

Presidenti Donald Trump tha se ai “nuk është i lumtur” për sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë, ndërsa SHBA përpiqet të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund luftimeve midis dy vendeve.

“Unë nuk jam i kënaqur me atë që po ndodh me bombardimet, sepse ata po bombardojnë si të çmendur. Nuk e di se çfarë po ndodh atje. Kjo nuk është situatë e mirë”, tha Trump gjatë një takimi në Zyrën Ovale me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Vërejtjet e Trump erdhën pas një pyetjeje se pse plani i tij i ri tarifor nuk përfshin asnjë taksë ndaj Rusisë. Presidenti tha se kjo ndodh “sepse ne nuk po bëjnë biznes, me Rusinë, sepse ata janë në luftë”.

Trump tha se zyrtarët amerikanë po takohen me Rusinë dhe Ukrainën dhe se po afrohen disi, megjithëse ai nuk tha nëse kjo nënkuptonte afër një armëpushimi.

Komentet vijnë pas një sulmi me raketa ruse në Kryvyi Rih, ku u vranë të paktën 19 persona, përfshirë nëntë fëmijë. Ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse të këtij viti në konflikt.

Trump tha gjithashtu se kohët e fundit ishte “i zemëruar” nga një telefonatë me liderin rus, i cili hodhi poshtë propozimin e Trump për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm në Ukrainë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

cfare mund te beje dielli fluturues 67f44ae1f388e
Story i mëparshëm

Çfarë mund të bëjë ‘dielli fluturues’

gani germia behet pjese e ferma vip 67f44f23d5594
Story i radhës

Gani Germia bëhet pjesë e Ferma Vip

Të fundit nga

ShkoLartë