Këngëtarja Shakira ka postuar një mesazh enigmatik në Instagram ku thotë “Nuk ishte faji yt”.
Artistja kolumbiane nuk ka treguar se për çfarë bëhet fjalë dhe tashmë ndjekësit kanë filluar duke ngritur pyetjen.
“A do të jetë titulli i një kënge të re?” apo “A është një tjetër mesazh për ish bashkëshortin?”. Ajo që dihet është se artistja është ende në mosmarrëveshje me Pique për kujdestarinë e dy fëmijëve.
Ndërsa nga ana profesionale, ajo po triumfon në mbarë botën me këngën e saj më të fundit, “Te Felicito” (Të përgëzoj), që ka thyer edhe shifrat muzikore dhe nominimet në Billboard. Të gjithë e kanë cilësuar këtë këngë si mesazh për futbollistin e Barcelonës.