“Nuk isha i vetmi që mashtrova në Wall Street”, rrëfehet personi që tronditi bursat në SHBA

March 2, 2023
1 minut lexim

U cilësua si kriminel financiar pasi mashtroi në lidhje me bursat online, megjithatë Jordan Belford shprehet në “Top Story” se nuk është i vetmi që i ka shkelur rregullat, megjithëse nuk ishin gabime tradicionale por ishte ai që zbuloi  aftësinë për të trajnuar shitës aksionesh.

Belford deklaroi me bindje të plotë se gabimi i vetëm që ka bërë sipas tij është se ishte shumë i mirë me shitjet, por kjo ecte më shpejt se ana e sistemit bankar.

“Një shprehje në anglisht është që dy gabime nuk vënë drejtësi. Wall Street, siç zbuluam në vitin 2008… unë nuk isha i vetmi që po shkelja rregullat në Wall Street. Wall Street njihej për shkelje rregullash, për mashtrime, të cilat ndodhin atje, por veç kësaj, ka dhe shumë rregulla, në të njëjtën kohë. Pra, mashtrime do të ketë dhe në një sistem me rregulla. Unë kam bërë gabime në moshë shumë të re dhe s’ishin gabimet tradicionale që kujtojnë njerëzit, si Berni Medof që u merrte para njerëzve.

Gabimi im i madh ishte që zbulova aftësinë për të trajnuar shitës aksionesh. Për të shitur vlera në bursë. Përfytyroni një shoqëri ku mund të shisni sasi të mëdha produktesh, por produkti që shet ti s’është me cilësi maksimale. Pra, ke produkt për t’ia shitur një mijë personave, por jo për t’ua shitur një milion personave. Pra, ndoshta duhet ta ngadalësosh pak ritmin derisa të jesh më mirë, derisa t’u shesësh më shumë njerëzve. Unë isha shumë i mirë me shitjet, por kjo ecte më shpejt se ana e sistemit bankar. Ky ishte gabimi që bëra.”– tha Xhordan Belfort.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gashi: Rrogat në Administratën Publike u rritën nga 13 deri në 40 euro

Story i radhës

Cili do të ishte reagimi nëse Moldavia do të sulmohej nga Rusia?

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë