nuk i ka dhembur kurrizi nga samari hila per kandidatet e rinj per deputete 67f4ad20a57c9

“Nuk i ka dhembur kurrizi nga samari”, Hila për kandidatët e rinj për deputetë

April 8, 2025
1 minut lexim

Gazetari Dritan Hila ishte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka folur për situatën politike në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Duke komentuar futjen në fushatë të fëmijëve të politikanëve, Hila tha se ky është një problem pasi mund të vrasë shpresën te të rinjtë që kanë ëndrra, vullnet dhe pasion për tu futur në politik.

“Nëse flasim për politik është e vërtetë që është rënduar dora me këtë listë që kemi. Jo vetëm ku babai deputet promovon djalin deputet, por edh enë rastin kur babai i atashuar fuqishëm në politik ja lë djalit të tij mundësinë për të vazhduar. Kjo është shumë e rëndë në politik sepse sjell edhe mungesën e shpresës.

Ka edhe një gjë tjetër, këtyre nuk u ka dhembur kurrë kurrizi nga samari, sepse kanë kaluar nga puplat në pupla. Këta nuk e dinë se çfarë është puna. Këtyre që nuk ua ka vrarë kurrizin samari që kalojnë nga universitetet e mira të shkolluar, i kalojnë për deputet, ky është fenomen shqetësues, pasi humbet shpresën te të rinjtë. Te ata të rinj që duan të merren me politik shikojnë që nuk mjafton të merresh me politik të kesh pasion, të kesh vullnet, por duhet e diçka tjetër. Për mua kjo është më e rënda dhe mendoj se duhet të ndalet këtu. Madje duhet të shikohet edhe sa herë flasin, se disa nuk kanë folur kurrë, e madje disa nuk u ka folur as babai”,-tha Hila.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

horoskopi ditor e marte 8 prill 2025 67f4a37f34cdf
Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, e martë 8 prill 2025

mushkolaj kjo ftese nuk eshte per ldk ne me hy koalicion me vv ne por ftese qe ldk ja mos te hy koalicion me 67f4b6b99334e
Story i radhës

Mushkolaj: Kjo ftesë nuk është për LDK-në me hy koalicion me VV-në, por ftesë që LDK-ja mos të hy koalicion me

Të fundit nga

Pa gola në Gjilan, pa gola në Therandë

PËrballja mes Dritës së Gjilanti dhe Llapit të Podujevës ka përfunduar pa gola në 45 minuta e parë në kuadër të javës së 32-të të elitës së futbollit të Kosovës. Drita synon
ShkoLartë