Një video rrëqethëse shfaq momentin kur një parashutist i ushtrisë amerikane fillon të bie me shpejtësi të madhe në 15 sekondat e fundit, pasi nuk i hapet parashuta.
Incidenti ka ndodhur kur nga aeroplani transportues C-130 që po fluturonte mbi Itali u hodhën parashutistët, por që për fat të mirë askush nuk e pësoi, pasi parashuta rezervë iu hap në sekondën e fundit duke i mundësuar ushtarit shmangien nga lëndimi apo edhe më keq.
Videoja është realizuar nga zona ku do të duhej të zbritnin” parashutistët – pra në Juliet të Italisë, ku edhe gjendet brigada e 173-të e forcave ajrore.
Videoja fillimisht është publikuar në TikTok, që zgjatë 22 sekonda, ku shihet se parashuta kryesore nuk i hapet ushtarit dhe fillon të bie me shpejtësi në drejtim të tokës sikur të ishte raketë.
Për fat të mirë në sekondat e fundit i hapet parashuta rezervë – që ia zvogëlon shpejtësinë e rënies dhe zbret pa ndonjë problem.
Ushtarët që kryejnë trajnime për parashutistë, e dinë se parashuta rezervë duhet hapur gjashtë sekonda pasi e kuptojnë që parashuta kryesore nuk hapet.
He was ok and got the reserve deployed in time. Just that pucker factor was high!! pic.twitter.com/YBkFKQKvoZ
— U.S Army WTF! Moments (@TheWTFNation) September 4, 2022