Nuk flet për jetën private dhe ka një arsye të fortë për këtë, rrëfehet Capital T

May 22, 2022
1 minut lexim

Capital T ka ditur gjithmonë ta mbajë të fshehtë jetën private dhe për këtë ka një arsye që na bën të besojmë se mund që, nëse nuk do, të mos zbulosh në public asgjë për veten. Së fundmi Capital T ishte i ftuar në programin “A Live Night”, ku ka thënë edhe arsyen se përse ai nuk do të flasë për jetën personale me ndjekësit apo fansat e tij.

“Me njerëzit që nuk kam konfidenca, unë nuk e shfaq tërësisht veten time”-, thekson Capital T.

“Mendoj se si figurë publike ose si artist, me njerëz që nuk e kam konfidencën ose nuk e kam afërsinë, vendos një lloj barriere që nuk e lë ta shijoj 100% tim. Ky është ndryshimi i vetëm, kurse ne jetën e përditshme me njerëz që ka raporte familjare, shoqëri, jam shumë më ndryshe, shumë i hapur, shumë më i afërt, tregoj disa pjesë të mia që nuk i tregoj me të gjithë. Ndërsa sa i përket pjesës së karakterit, personalitetit, jam njësoj dhe si njeri dhe si artist. Nuk kam preferuar asnjëherë të përdor strategji të ndryshme, role të ndryshme për të arritur në një pikë të caktuar në karrierë. Kam pasur qejf që me punë të arrij aty ku dua të arrij, jo me skandale apo me ndonjë rol, siç ka artistë kudo në botë që ndërtojnë një karakter dhe e prezantojnë para publikut”, tha ai.

Ndërsa jetën private ka qejf ta mbajë sa më private, shtoi ai më vonë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjendet drogë gjatë kontrollit të objekteve hotelierike në Shkup

Story i radhës

Testamenti i firmosur tre vite para aksidentit dhe parandjenja e Michael Schumacherit

Të fundit nga

ShkoLartë