Nuk flet me Einxhel Shkirën? Sarah Berisha zbulon të vërtetën

September 22, 2022
1 minut lexim

Është përfolur shumë për raportin mes Einxhel Shkirës dhe Sarah Berishës. Kjo pasi ata nuk janë parë nën shoqërinë e njëra-tjetrës edhe pse partnerët e tyre janë kolegë dhe miq të ngushtë. Marrëdhënie e tyre u rikthye në vëmendje nga “baby shower-i” që organizoi Einxhel dhe Dagz.

Lidhur me këtë ka folur vetë Sarah Berisha gjatë një interviste për “Goca & Gra”, ku ka sqaruar një herë e mirë marrëdhënien me moderatoren. Sikurse është pasqyruar në rrjetet sociale duket se nuk kanë një marrëdhënie shumë të afërt. Megjithatë, blogerja thotë se nuk ka pasur asnjë zënkë mes tyre.

“Më pengon pak që bëhet ky krahasimi mes çifteve. Siç është PM dhe Dagz, ata kanë dhe shokë të tjerë që janë me të dashurat e tyre. Ata janë kolegë dhe shumë shumë shokë të mirë. Mes nesh nuk ka krisje. Prandaj më bezdis ky fakti, që çfarë duhet të bëjë një çift duhet ta bëjë një tjetër. 

Ose pjesa e shtatzënisë. Jam e sigurt dhe Einxhel bezdiset nga këto gjëra. Me Einxhel nuk jam zënë, dhe nuk do zihem, kështu që njerëz flini të qetë. Është marrëdhënie shumë normale. Nuk bëhem siç ishim brenda shtëpisë, por… kur u prishën shoqëri më të mëdha në Big Brother…” tha blogerja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Avokati braktis emisionin, por harron telefonin: Më keni thirrur me “non grata”

Story i radhës

Vullnetarë apo me mobilizim, Ukraina nuk bën dallime: Do i shkatërrojmë trupat ruse

Të fundit nga

ShkoLartë