Pas ndarjes së Maqedonisë nga pakoja me Shqipërinë, presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova, në emisionin ClickPlus në TV21 tha se pret që BE të ketë strategji më të qartë për Maqedoninë. Thotë se BE patjetër të tregojë politikë konsistente të zgjerimit me respektimin e kritereve të Kopenhagës.
Për paralajmërimet e pushtetit për të dërguar letër deri në Bruksel, për të cilën edhe ministri për eurointegrime, Orhan Murtezani këto ditë tha se në Qeveri po bisedohet për gjetjen e zgjidhjeve të reja e më pas nuk saktësoi për çfarë bëhet fjalë dhe nëse kjo mund të thotë kërkesë për ndryshimin e kornizës negociuese, Siljanovska thotë se ajo tani nuk flet për këtë, por rikujtoi për raportin e Bullgarisë ndaj Maqedonisë.
Për plotësimin e kërkesës së Bullgarisë për ndryshimet kushtetuese, partneri qeveritar, koalicioni VLEN dha afat prej 6 muajve që të sillen ndryshimet, megjithatë Mickoski e hodhi poshtë mundësinë e tillë duke thënë se është e papranueshme që një partneri koalicioni të vendos kushte, por duhet që së bashku të punojnë për gjetjen e zgjidhjeve.
Burimi: tv21