Nuk fitoi Primaret e PD për Kamzën, akuza e fortë e ish-deputetit: Si e prishën procesin hajdutët brenda sistemit, futën duart në kutitë e votimit

December 5, 2022
min lexim

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, i cili nuk arriti të fitonte në garën e mbajtur dje në Primaret për të kandiduar më pas për kryetar bashkie në Kamzë.

Teksa ishte përballë me 3 kandidatë të tjerë, ku fitoren e siguroi Arjan Hoxha, Dogjani falënderon votuesit për mbështetjen që i kanë ofruar. Nga ana tjetër Dogjani nuk i ka kursyer akuzat, ku foli për hajdutë brenda sistemit që prishën procesin.

“Primaret në themel kanë qenë procesi më i mirë në Partinë Demokratike, por hajdutët brenda sistemit e prishën procesin në Kamëz.”, shkruan Dogjani.

REAGIMI I DOGJANIT

Të dashur anëtarë të Partisë Demokratike, simpatizantë, qytetarë të Kamzës!
Dua të falënderoj me shpirt 1554 burra e gra, të rinjtë e të rejat demokratë, anëtar partie, simpatizantë të Partisë Demokratike Kamëz dhe Paskuqan qe dje më besuan duke më votuar si kandidat për kryetar bashkie Kamëz.
Një falënderim të veçantë kam për ato qindra e mijëra demokratë që sfiduan motin me shi, por nuk votuan se ju ishte hequr emri në listën e votimit.
Gjithashtu dua të falënderoj stafin tim të mrekullueshëm dhe të gjithë ata demokratë të ndershëm, që nuk më votuan me përjashtim të atyre që futën duart dhe vodhën zgjedhjet në kutinë e votimit.
U jam shumë mirënjohës të gjithë demokratëve, qytetarëve të Kamzës, nuk do t’ju harroj kurrë, pasi Ju keni qenë mbështetja më e madhe për mua!
Primaret në themel kanë qenë procesi më i mirë në Partinë Demokratike, por hajdutët brenda sistemit e prishën procesin në Kamëz.
Nuk e kuptoj, se si do kenë fytyrë këta njerëz nesër tu kërkojnë votën atyre nënave demokrate, baballarëve, të rinjve e të rejave që dje ju përplasën derën në fytyrë dhe nuk i lanë për të votuar.
Nuk e di, se si do kërkojmë proces të rregullt nesër kur ne sot vjedhim njëri-tjetrin.
Nuk u mjaftuan, nuk u kënaqën me heqjen e demokratëve nga lista e votimit, por futën edhe duart në kutitë e votimit.
Në një Qendër Votimi mungonin 100 fletë votimi, në një tjetër kishte fletë votimi tepër. Vëzhguesi ka konstatuar fletë votimi nëpër tokë të plotësuar, mungonin listat e votimit, nuk dihej sa kishin votuar, shumë fletë votimi pa vulë e shumë e shumë probleme të tjera.
Të gjithë këto parregullsi janë të dokumentuar në procesverbalet përkatëse.
Unë jam i bindur, se Primaret kanë qenë gjëja më e mirë në Partinë Demokratike, ashtu siç jam i bindur, së Sali Berisha ka bërë përpjekjet maksimale që ky proces të jetë i ndershëm, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të heshtim.
Por jam i bindur, se Partisë Demokratike i bën mirë transparenca, i bën mirë reagimi im dhe i çdo demokrati ndaj të keqes, edhe brenda vetvetes.
Nga transparenca fitojmë të gjithë.
Rroftë Partia Demokratike

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

1 mijë e 359 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Story i radhës

Vesna Dameva zgjidhet kryetare e Këshillit Gjyqësor

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë