Nuk është vetëm ketamina! Nëna ‘vrasëse’ dyshohet se i dha ilaçe të tjera vajzës, hapja e varrit pritet të zbulojë gjithçka

Detaje të reja hedhin dritë mbi vdekjen e 9-vjeçares Georgine, e cila dyshohet se u vra nga nëna e saj Roula Pispirigou.

Mëngjesin e së shtunës është hapur varri i 9 vjeçares Georgina për tu marrë dhe për tu analizuar tableti i saj me të cilin e kishte varrosur e ëma dhe që sipas hetuesve mund të zbulojë shumë fakte të reja.

Mediat greke bëjnë me dije se në gjykatë pritet të dorëzohen dokumente nga mjekët që vërtetojnë se fëmijës i janë dhënë edhe substanca të tjera përveç ketaminës. Dyshohet se të miturës i janë dhënë ilaçe të tjera anestezike.

Mjekët mund të dëshmojnë se 9-vjeçarja kishte një tjetër simptomë të dyshimtë, kishte temperaturë të lartë për një kohë shumë të shkurtër, që mendohet të jetë anestezi.

Në pistën e hetimeve tashmë hyn një e afërme e 33 vjeçares, e cila thuhet se është narkomane dhe mund ta ketë gjetur ajo në tregun e drogave sasinë fatale të ketaminës  që sipas akuzës Roula Pispirigou ja ka dhënë së bijës 20 minuta para se ajo të gjendej e vdekur nga mjekët e spitalit.

Kujtojmë se tri vajzat e  çiftit Daskalakis-Pispirigou të moshës nga gjashtë muaj deri në nëntë vjeç, ndërruan jetë në një hark kohor prej 2 vitesh në mënyrë misterioze. Pispirigou u akuzua pasi testet toksikologjike zbuluan praninë e ketaminës në trupin e vajzës së saj të madhe Georgina, e cila vdiq në janar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një gotë verë baraz me një orë palestër, por mos e vazhdo numërimin

Story i radhës

Kovaçevski – Micotakis: Relacionet ekonomike mes të dyja vendeve përforcohen edhe në kohë të krizës

Të fundit nga