nuk eshte vetem ketamina nena vrasese dyshohet se i dha ilace te tjera vajzes hapja e varrit pritet te zbuloje gjithcka 6251e188606cd

Nuk është vetëm ketamina! Nëna ‘vrasëse’ dyshohet se i dha ilaçe të tjera vajzës, hapja e varrit pritet të zbulojë gjithçka

April 9, 2022
1 minut lexim

Detaje të reja hedhin dritë mbi vdekjen e 9-vjeçares Georgine, e cila dyshohet se u vra nga nëna e saj Roula Pispirigou.

Mëngjesin e së shtunës është hapur varri i 9 vjeçares Georgina për tu marrë dhe për tu analizuar tableti i saj me të cilin e kishte varrosur e ëma dhe që sipas hetuesve mund të zbulojë shumë fakte të reja.

Mediat greke bëjnë me dije se në gjykatë pritet të dorëzohen dokumente nga mjekët që vërtetojnë se fëmijës i janë dhënë edhe substanca të tjera përveç ketaminës. Dyshohet se të miturës i janë dhënë ilaçe të tjera anestezike.

Mjekët mund të dëshmojnë se 9-vjeçarja kishte një tjetër simptomë të dyshimtë, kishte temperaturë të lartë për një kohë shumë të shkurtër, që mendohet të jetë anestezi.

Në pistën e hetimeve tashmë hyn një e afërme e 33 vjeçares, e cila thuhet se është narkomane dhe mund ta ketë gjetur ajo në tregun e drogave sasinë fatale të ketaminës  që sipas akuzës Roula Pispirigou ja ka dhënë së bijës 20 minuta para se ajo të gjendej e vdekur nga mjekët e spitalit.

Kujtojmë se tri vajzat e  çiftit Daskalakis-Pispirigou të moshës nga gjashtë muaj deri në nëntë vjeç, ndërruan jetë në një hark kohor prej 2 vitesh në mënyrë misterioze. Pispirigou u akuzua pasi testet toksikologjike zbuluan praninë e ketaminës në trupin e vajzës së saj të madhe Georgina, e cila vdiq në janar.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

nje gote vere baraz me nje ore palester por mos e vazhdo numerimin 6251e157c6963
Story i mëparshëm

Një gotë verë baraz me një orë palestër, por mos e vazhdo numërimin

kovacevski micotakis relacionet ekonomike mes te dyja vendeve perforcohen edhe ne kohe te krizes 6251e496bed09
Story i radhës

Kovaçevski – Micotakis: Relacionet ekonomike mes të dyja vendeve përforcohen edhe në kohë të krizës

Të fundit nga

ShkoLartë