“Nuk është vend për arsim”: Profesori afgan gris diplomat, gjatë një transmetimi LIVE në televizion

December 29, 2022
1 minut lexim

Një profesor universiteti nga Kabuli u shfaq duke grisur diplomat e tij universitare gjatë një transmetimi Live në televizion.

Sipas mediave të huaja, burri, i identifikuar nga gazetarët afganë si një ligjërues i quajtur Ismail Mashal, thotë se vendi i tij “nuk është vend për arsim”.

“Nëse motra ime dhe nëna ime nuk mund të studiojnë, atëherë unë nuk e pranoj këtë arsim”, thotë ai, para se të gris diplomat e tij para kamerës.

Pamjet u transmetuan në Tolo TV dhe që atëherë janë parë mbi mijëra e mijëra herë që kur janë shpërndarë në mediat sociale.

Pak ditë më parë, talebanët urdhëruan universitetet në Afganistan që t’ua ndalojnë qasjen grave, gjë që shkaktoi reagime të forta në mbarë botën dhe nxiti protesta dhe kritika të ashpra. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Osmani: Në lirimin e Pantiqit s’ndikoi politika, do të shoh nëse ka ndonjë rast tjetër si ky në KGJK

Story i radhës

Nuk keni lëkurë të mirë – ku po gaboni?

Të fundit nga

Një milionë euro ose do të largohem!

Myrto Uzuni është kthyer në një cështje te Granada. Sulmuesi shqiptar ka pasur një përplaaje me klubin për shkak të pagesës. Sipas trajnerit të Granadas, Uzuni nuk do të stërvitet me ekipin,
ShkoLartë