Kombëtarja e Zvicrës do të luajë sonte (20:00) me Serbinë, ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror.
Një medium serb vajton humbjen e Serbisë me 22 qershor të vitit 2018 me rezultta 2:1 dhe sulmon shokun e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës.
“Kundërshtari është Zvicra e njohur, e cila jo vetëm që na eliminoi nga Botërori i kaluar, por gjithashtu u shënuan golat nga dyshja Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Seferoviq me simboliin e Bosnjës dhe Hercegovinës
Xhaka e Shaqiri nuk janë më të këqijtë, një zviceran ka një tatuazh të simbolit të ushtrisë së Bosnjës dhe Hercegovinës.
Shqiptarët me pasaporta zvicerane provokuan duke festuar fitoren dhe golat me ‘Shqiponjën dykrenare’, si simbol i Shqipërisë. Që atëherë, Xhaka dhe Shaqiri janë në listën e zezë të Serbisë dhe ‘shqiponjave’, dhe një tjetër “zviceran” ka simbolin e vendit nga rajoni.
Përkatësisht, Haris Seferoviq (30 vjeç) ka një tatuazh të pazakontë në dorën e majtë. Edhe pse ka lindur në qytetin Surze, jo shumë larg Luzernit, Haris është me origjinë nga ish-Jugosllavia.
Prindërit e tij u larguan nga Sanski Most për në pjesën gjermane të Zvicrës në vitet tetëdhjetë, dhe për shkak të rrënjëve të tij, Seferoviq bëri tatuazh një hartë të plotë të Bosnjës dhe Hercegovinës në bërryl!
Meqë ra fjala, Seferoviq ka një tatuazh të plotë “mëngë”, e një pjesë e saj është tatuazhi i lartpërmendur. Territori i Bosnjës dhe Hercegovinës është i shënuar me ngjyrë të kaltër dhe në sipërfaqen e tij ka disa zambakë, të cilët janë simboli tradicional i kësaj zone.
Megjithëse lidhjet e tij me Bosnje dhe Hercegovinën janë të forta, Haris nuk ka luajtur kurrë për atë kombëtare.
Ai ka lindur në Zvicër, ku është rritur dhe ka filluar të merret me futboll dhe në vitin 2013 i lindi mundësia të luajë për kombëtaren e seniorëve të vendit ku kanë lindur prindërit e tij.
Mirëpo, kjo nuk ndodhi, kështu që golashënuesi më i mirë i Kampionatit Botëror për lojtarë nën 17 vjeç në vitin 2009 i qëndroi “besnik” Zvicrës, për të cilën ka 91 paraqitje dhe 25 gola, dhe dashurinë për BeH e shprehu në mënyre tjetër.
Për kujtim, zambaku ishte edhe simboli i ushtrisë së Bosnjës-Hercegovinës gjatë luftës kundër serbëve”, shkarravit sot mediumi serb “Novosti”