Për fillim, bimët assesi mos i lani para se t’i thani
Natyra është përplot me bimë mjekësore, vetëm duhet të dini ku t’i kërkoni…
Po ashtu, fletët, lulet dhe pjesët e tjera të bimëve, duhet t’i thani të plota, dhe t’i grini drejtpërdrejt para përdorimit.
Mirëpo, gjithsesi, rrënjët është e nevojshme t’i përgatitni para tharjes, dhe patjetër, para tharjes pritni, dhe kur i thani, para përdorimit grimconi.
Nëse dëshironi që thjesht t’i thani, vendosni një letër të pastër, më pas përhapni bimët mbi të dhe lëreni të thahen. Megjithatë, mënyra më e mirë e tharjes është në ambient të freskët dhe ku ka rrymim ajri, jo drejtpërdrejt në diell.
Gjyshet tona dikur i kanë tharë bimët mjekësore duke i vendosur në litar, pastaj mbi furrë apo nën pullaz të shtëpisë.
Nëse dëshironi të aplikoni “recetën” e tyre, kërcejtë e bimëve lidhni me litar dhe varni mbrapsht, por jo shumë dendur, në mënyrë që ajri të qarkullojë midis bimëve.
Dhe, mos harroni se kur paketoni barishte të thata, shënoni llojin në secilën paketë, sepse të gjitha duken njësoj kur thahen.