Ndërsa ditët e ftohta dalëngadalë po largohen (le të shpresojmë), të gjithë njerëzit po ëndërrojnë për pranverën dhe verën me më shumë diell. Jemi zyrtarisht më 1 mars, por kur fillon pranvera e vërtetë dhe koha e ngrohtë? Kur do ta prekim, më në fund?
Kur nis pranvera?
Mënyra se si përcaktohet dita e parë e pranverës varet nga përcaktimi i stinëve astronomike ose meteorologjike. Këtë vit, pranvera do të jetë mes 20 marsit dhe 21 qershorit, nëse kemi parasysh metodën astronomike. Por fillon pak më herët, në mes të 1 marsit dhe 31 majit, nëse ndjekim kalendarin meteorologjik.
Si vendoset data e parë e pranverës?
Sipas ‘Met Office’, stinët meteorologjike bazohen në ciklin vjetor të temperaturave dhe gjendjes së atmosferës. Edhe stinët meteorologjike bashkërendohen në tri sezone. Përdorimi i këtij sistemi përcakton: Pranvera (mars, prill, maj), Verë (qershor, korrik, gusht), Vjeshtë (shtator, tetor, nëntor) dhe Dimër (dhjetor, janar, shkurt). Me këtë sistem, pranvera fillon më 1 mars dhe përfundon më 31 maj.
Po pse datat e pranverës ndryshojnë çdo vit?
Sistemet e tjera përdorin stinët astronomike. Duke iu referuar pozicionit të orbitës së Tokës në lidhje me llogaritjen e ekuinokseve (kur gjatësia e ditës është saktësisht e njëjtë me gjatësinë e natës) dhe solsticit (ditët më të gjata dhe më të shkurtra të vitit), pranvera e vërtetë fillon pas datës 20 mars.
Kalendari astronomik përcakton stinët kur aksi rrotullues i Tokës është 23.5 gradë në lidhje me orbitën e tij rreth diellit. Pra, sipas këtij sistemi, për vitin 2022, pranvera nis të dielën, më 20 mars, dhe përfundon të martën, më 21 qershor (pra plot 111 ditë).
Gjithsesi, nëse pranvera do të vijë më 1 apo 20 mars, më shumë varet nga preferenca e secilit për sistemin kalendarik.