nuk e llogarit realin 67ff9aad80053

Nuk e llogarit Realin

April 16, 2025
min lexim

Mikel Arteta dha lajme pozitive mbi ekipin e tij në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampioneve me Realin e Madridit. Topçinjtë nuk kanë shqetësime të reja për lëndime pas barazimit 1-1 me Brentfordit të shtunën e kaluar.

Në atë ndeshje edhe Bukajo Saka gjithashtu mori minuta më të vlefshme dhe trajneri i tij thotë se është gati të përfshihet kundër Madridit. “Ai është në një moment shumë më të mirë. Gradualisht i kemi dhënë minuta dhe jam i kënaqur se si ka punuar në ditët e fundit.

Ai e ka përballuar shumë mirë ngarkesën dhe është në një vend të mirë për t’u përdorur”. Pavarësisht rikthimit të Sakasë, Arteta do të duhet të kalojë pa dëme mbrëmjen në Madrid edhe pa ndihmën e Gabriel, Kai Havertzit, Zhezusit, Tomiasut dhe Kalafiorit që do të mungojnë sërish. Mjekët kanë bërë detyrën, por pa mundur t’i japin skuadrës ndonjë element që mund të rezultojë i vyer sot në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu”.

11 KUNDËR TË GJITHËVE – Shpresat e Artetës janë te Jakub Kivior dhe Uilliam Saliba, megjithatë në fjalën e tij, tekniku iberik nuk pranoi të zbulonte zgjedhjet që do të bëjë sonte kur skuadra e tij të përballet me fituesit në fuqi të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, ai është plot besim duke edhe pa një nga mbrojtësit e tij qendror më të mirë. “Nesër (sot) mbrëma, 11 lojtarë, 60 mijë tifozë e të gjithë super të bindur se mund të na mposhtin.

Nga ana jonë, jemi përsëri gati për të fituar dhe për t’i mposhtur ata. Kjo është mendësia që dua”, deklaroi Arteta. Pra, besim total tek ata që do të jenë në fushë dhe që i kanë garantuar Arsenalit praninë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, pa harruar edhe ecurinë në kampionat, ku për një kohë të gjatë luftuan për kreun.

“Nuk i kam caktuar ende titullarët e prapavijës, por pjesa tjetër, do të jetë skuadra me të cilën kemi përballuar çerekun e fundit të sezonit. Me të gjitha uljet dhe ngritjet dhe gjërat me të cilat duhet të përballemi, vazhdojmë ta bëjmë këtë marshim, sepse grupi është superforca jonë”, përfundoi tekniku i “Topçinjve”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

chatboti claude integrohet me google workspace 67ff99bd09db9
Story i mëparshëm

Chatboti Claude integrohet me Google Workspace

vucic planifikon te marre pjese ne paraden e moskes me 9 maj reagon ashper brukseli po shkove e humbe be ne 67ff9e3be2e2c
Story i radhës

Vuçiç planifikon të marrë pjesë në paradën e Moskës më 9 maj, reagon ashpër Brukseli: Po shkove, e humbe BE-në

Të fundit nga

ShkoLartë