nuk do te ishte nje akt miqesor rusia shpreson qe serbia sdo ti vendose sanksione 627df6b6626c9

“Nuk do të ishte një akt miqësor”- Rusia shpreson që Serbia s’do t’i vendosë sanksione

May 13, 2022
1 minut lexim

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexandar Botsan Kharchenko, pret që marrëdhënia mes vendit të tij dhe Serbisë, të mbetët ashtu siç është, sipas tij e fortë, miqësore dhe strategjike.

Kharchenko në një intervistë për Radio Televizionin e Vojvodinës, nuk ka dashur të thotë se cili do të ishte reagimi i Rusisë nëse Serbia i vë sanksione për shkak të luftës në Ukrainë, por ka shtuar se kjo nuk do të mirëpritej.

“Vënia e sanksioneve, sidomos e këtij dimensioni, nuk do të ishte një akt miqësor”, ka thënë Kharchenko, raportuan mediat serbe të enjten mbrëma.

Mbi Serbinë dita-ditës po rritet presioni për t’u rreshtuar me Perëndimin kundër luftës së nisur nga Rusia dhe t’i vë këtij shteti sanksione. Deri më tash, Serbia ka refuzuar t’i vë sanksione, duke u bërë ndër shtetet e vetme në Evropë që nuk e ka dënuar Rusinë për agresionin në Ukrainë, të nisur më 24 shkurt.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se presioni mbi vendin e tij është i madh për t’i vënë sanksione Rusisë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ja kur u krijua thika e tryezes 627df6b229522
Story i mëparshëm

​Ja kur u krijua thika e tryezës

makina perplas te miturin shoferi largohet nga vendi i ngjarjes 627df860b0ad8
Story i radhës

Makina përplas të miturin, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Të fundit nga

​Nestle investon në kafenë e Brazilit

Gjigandi zviceran i ushqimit Nestle ka njoftuar se planifikon të investojë 88.7 milionë dollarë, në kapacitetin prodhues në Brazil në segmentin e pijeve të kafesë nga linja Nescafe deri në vitin 2028.
ShkoLartë