“Nuk do ta lejoj”, Zelensky “shpërthen” ndaj Orbanit: S’kemi nevojë që të bëjë ndërmjetësin me Rusinë

December 18, 2024
1 minut lexim

Ukraina nuk ka nevojë për ndërmjetës si kryeministri hungarez Viktor Orban në bisedimet e mundshme të paqes me Rusinë dhe synon të mbajë kontakte të drejtpërdrejta me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për këtë çështje, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky.

Orban ka kërkuar një armëpushim për Krishtlindje në armiqësitë midis Ukrainës dhe Rusisë, duke e përshkruar atë si një përpjekje të fundit për të ndërmjetësuar një zgjidhje diplomatike të konfliktit. Ai ia dërgoi idenë javën e kaluar Kievit dhe Moskës, si dhe Trumpit, të cilin e takoi personalisht në Mar-a-Lago në Florida. Zelensky, megjithatë, e refuzoi ofertën.

Duke folur në një takim publik në Lviv të martën, Zelensky tha “Ne nuk kemi nevojë për vende si Hungaria, si kryeministri Orban, për të qenë një ndërmjetës. Nuk do të funksionojë, nuk do ta lejoj”.

Ai më tej tha se pret “kontakte të drejtpërdrejta” me Uashingtonin pas inaugurimit të Trump, të cilat do të tregojnë se cilat pika të “formulës së tij të paqes” mbështet presidenti i ri.

“Ne jemi një vend i fortë; ne e kemi treguar këtë në fushën e betejës… Kush tjetër në Evropë ka një shembull të tillë? Askush. A ka Orban një ushtri të tillë? Jo. Si do të ushtrojë presion mbi Putin? “ pyeti Zelensky.

Orban u takua me Trump dy ditë përpara se të fliste me Putinin me telefon. Pas bisedës, Kremlini njoftoi se kryeministri hungarez kishte propozuar një armëpushim në ditën e Krishtlindjeve dhe një shkëmbim në shkallë të gjerë të të burgosurve midis Moskës dhe Kievit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Ylli kuqezi” dominon me tre-golësh listën e golashënuesve në Spanjë

Story i radhës

“Dhuratat, hoteli luksoz dhe seksi fantastik nuk i mjaftojnë”- Gruaja dëshpërohet pasi i dashuri nuk e njofton me familje: Ish-gruaja e tij…

Të fundit nga

ShkoLartë