Nuk do keni më nevojë ta blini, 4 hapa të thjeshtë për të mbjellë avokado në shtëpi (FOTO LAJM)

min lexim

Të gjithë dimë të mbjellim erëza të zakonshme në shtëpi si nenexhik, rozmarinë, borzilok etj, mirëpo sot kemi vendosur t’ju tregojmë si të mbillni dhe rritni një nga frutat më të shëndetshëm dhe dobiprurës që mund të ekzistojnë: AVOKADO. Të gjithë ju që e njihni dhe e përdorni në kuzhinën tuaj, e dini se avokado është një produkt i shtrenjtë, kështu që pse jo të provoni ta kultivoni në ballkonin tuaj.

Hapi i parë: Hiqni me kujdes bërthamën nga bima e avokados

Ndani avokadon në mes dhe me ndihmën e një thike të mprehur mirë, hiqni me kujdes bërthamën e tij duke mos dëmtuar cipën e lehtë që e mbështjell atë. Pastrojeni mirë dhe futeni në ujë të pastër për 5 minuta, Është mirë që ta përdorni më shumë se një avokado në këtë proces, sepse disa bërthama mund të mos e japin rezultatin e dëshiruar që në fillim.

Hapi i dytë: Ngulni në bërthamën e avokados 3-4 kruajtëse dhëmbësh

Pasi të keni nxjerrë bërthamën nga uji i pastër, ngulni 3-4 kruajtëse dhëmbësh në pjesën e poshtme të saj, siç duket edhe në foto. Falë këtij procesi, do të jetë shumë e lehtë që bërthama të lëshojë rrënjë.

Hapi i tretë: Fusni bërthamën e avokados në një gotë me ujë

Fusni bërthamën e avokados me gjithë kruajtëse në një gotë me ujë. Pas një farë kohe (zakonisht 1 deri në 1 muaj e gjysmë), do të shihni se rrënjët do të formohen nga pjesa e poshtme e bërthamës dhe do të vëreni që trupi i bimës do të fillojë të dalë nga pjesa e lartë e bërthamës. Gotën vendoseni në një vend ku i bie drita e diellit dhe ndërroni herë pas here ujin. Mbajeni kështu derisa të formohet një kërcell 15 cm i gjatë.

Hapi i katërt: Me kujdes vendoseni bimën e avokados në një vazo mesatare

Hiqni me kujdes bimën nga uji pasi të jetë bërë më e fuqishme, pa ia dëmtuar rrënjët dhe vendoseni në një vazo mesatare. Sigurohuni që dheu që zgjidhni në këtë fazë të jetë i pasuruar me mineralet e nevojshme. Nëse nuk keni informacione të mjaftueshme për dheun, mund të merrni ndihmë nga ndonjë lulishte ose ata që punojnë me bimë. Kur ta mbillni, mos e mbuloni bërthamën komplet me dhe. Përfundojeni mbjelljen në atë mënyrë që pjesa e lartë e bërthamës të jetë rreth 2-3cm mbi dhe. Meqenëse kjo bimë e do tokën e lagësht, vazhdoni ta ujitni shpesh, por jo shumë, pa e lënë dheun të thahet.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Dardanët”, të gatshëm t’i ndihmojnë Ballkanit

Story i radhës

Ministri bullgar i Drejtësisë: Jemi teknikisht gati për anëtarësim në zonën Shengen

Të fundit nga