Nuk dihet nëse Melania Trump do të marrë pjesë në takimin me Jill Biden

1 minut lexim

Zonja e Parë e ardhshme  e Amerikës, Melania Trump wshtw gjithashtu e ftuar në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti i zgjedhur Donald Trump do të takohet me presidentin aktual, Joe Biden.

Është traditë që zonja e parë aktuale të presë pasardhësin e saj për çaj në Shtëpinë e Bardhë kur takohen burrat e tyre.

Melania nuk pritet të ulet sot me Zonjën e Parë Jill Biden, sipas partnerit amerikan të BBC-së, CBS News. Është e paqartë nëse ajo do të shfaqet.

Në vitin 2016, Melania mori pjesë në një takim me ish-zonjën e parë Michelle Obama, pasi Trump fitoi garën presidenciale kundër Hilary Clinton.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Auto Shkolla BEKO shënon përvjetorin e parë me OFERTË SPECIALE për kandidatët e rinj!

Story i radhës

“Një palë bikini rozë dhe…” Jori Delli ‘ndez rrjetin’ me fotot hot nga Maldive

Të fundit nga