Socialdemokratëve të Tom Doshit i dorëhiqen dy kandidatë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Bëhet fjalë për Leonard Trokthin dhe Edmond Stojanin, kandidatë të listës së hapur të PSD në Qarkun e Lezhës.
Ata kanë paraqitur dorëheqjet në KQZ, edhe pse duken të pavlera pasi emrat e tyre do të jenë në listat e kandidatëve.
Si Trokthi ashtu edhe Stojani në dorëheqjet e tyre e konsiderojnë të pamundur angazhimin në fushatën zgjedhore.
“Për shkak të pamundësisë aktuale për t’u angazhuar në fushatë zgjedhore, paraqes dorëheqjen e parevokueshme nga kandidimi”, thuhet në tekstin e dorëheqjes së depozituar në KQZ.
Në total deri më tani janë dorëhequr 17 kandidatë për deputetë.
Burimi: botasot.info