nuhiu vazhdon edhe per tri vite drita ka plane te medha 627ec97228819

Nuhiu vazhdon edhe për tri vite, Drita ka plane të mëdha 

May 13, 2022
1 minut lexim

Drita e Gjilanit vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Ardian Nuhiu.

Drejtuesit e klubit janë të kënaqur me Nuhiun, me të cilin siguruan edhe një vend në garat evropiane po ashtu janë edhe në finale të Kupës së Kosovës në futboll.

“Vazhdohet bashkëpunimi me kryetrajnerin Ardian Nuhiu.

Sot, në ambientet e klubit DRITA është arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin tonë,

Ardian Nuhiu, të cilit i është besuar drejtimi i klubit edhe për tri vite të tjera.

Marrëveshja e rinovuar është nënshkruar në prani të Drejtorit Gjeneral të klubit, Feti Murseli, me ç’rast i dëshiron trajnerit suksese dhe vazhdimësi të punës së bërë deri më tani. 

Kontributi dhe puna e trajnerit Nuhiu është vlerësuar si tejet e suksesshme dhe FC Drita beson në vazhdimësinë e këtij rrugëtimi edhe për vitet e ardhshme.

Kujtojmë që trajneri, Ardian Nuhiu u bashkua me klubin tonë më 17 shtator, 2018.

FC Drita i dëshiron shumë suksese trajnerit në projektin tonë të përbashkët”, njofton FC Drita.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

mariciq ekziston mundesia per zgjidhje korrekte me bullgarine por kjo tani varet nga sofja 627ec5b1d2048
Story i mëparshëm

Mariçiq: Ekziston mundësia për zgjidhje korrekte me Bullgarinë, por kjo tani varet nga Sofja

babi tronditet kur e sheh vajzen e tij 11 vjecare te zhveshur ne shtrat me 627ec977dc3fe
Story i radhës

Babi tronditet kur e sheh vajzën e tij 11 vjeçare të zhveshur në shtrat me …!

Të fundit nga

ShkoLartë