nufi flet per ushtaret shqiptare ne gaza ende jemi ne fazen e diskutimeve me partneret 6a182c2f457af

Nufi flet për ushtarët shqiptarë në Gaza: Ende jemi në fazën e diskutimeve me partnerët

May 28, 2026
min lexim

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, pas mbledhjes së qeverisë, në një komunikim për mediat u shpreh se misioni i ushtarëve shqiptarë në Gaza është ende një çështje në diskutim me palët dhe partnerët e huaj.

Sipas tij, duke qenë se situata në Gaza është delikate, duhet që paraprakisht të përcaktohen qartë masat e sigurisë dhe detyrat që do të kryejnë ushtarët shqiptarë, si dhe siguria e tyre. Ndërkohë, ai theksoi se është dërguar një mision vëzhgues për të parë gjendjen e situatës.

“Kemi dërguar një mision vëzhgues në rripin e gazës për të parë gjendjen e situatës atje, për të vëzhguar mundësitë e vendosjes së trupave tona atje. E gjithë koordinimi bëhet nga forca ndërkombëtare stabilizuese në gaza.

Jemi në diskutim me gjithë partnerët, duke filluar nga partnerët amerikanë dhe gjithë partnerët e tjerë për të kuptuar dhe për të pasur të qartë kush janë rregullat e angazhimit, kush janë rregullat në lidhje me sigurinë e forcave tona, kush janë detyrat specifike që trupat tonë do kryjnë atje dhe kush janë masat e sigurisë si për territorin ashtu dhe për zhvillimin e operacioneve nga trupat tona.

Ne kemi besim të plotë tek forcat tona të armatosura, tek njësitë tona ushtarake, duke filluar nga reparti i operacioneve speciale, repartet e EOD-së, policia ushtarake apo të gjithë tokat e tjera që kanë qenë në të gjitha misionet ndërkombëtare paqeruajtëse, duke filluar nga Afganistani, Iraku, Bosnja, çdo mision tjetër, Letonia që ne po zgjasim mandatin sot. Jemi të bindur në përgatitjen e tyre të ushtarëve, jemi të bindur në kapacitetet e tyre.

Nuk jam gjendje sot t’ju jap një përgjigje për shkak se akoma nuk jemi të rakorduar plotësisht me palët. Jo të rakorduar në kuptimin që s’jemi të marrë vesh, por në kuptimin që po definojmë më qartësisht se kush do të jenë rregullat, kush do të jenë bazat ligjore, kush do të jenë të gjitha qasjet që trupat shqiptare do kenë në terren. Kjo është shumë e rëndësishme që shtrati ligjor ndërkombëtar… Rajoni është rajon shumë delikat. Ka pasur një mision paqeruajtës më përpara në Liban. I njëjti formë misioni po zbret poshtë tashi edhe në rripin e gazës.

Do jemi ne të parët që do kemi interes që ta bëjmë juve me dije dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë si do angazhohemi, ku do angazhohemi konkretisht, kush do të jetë niveli i pjesëmarrjes, niveli i rrezikut për shkak të ndjeshmërisë së lartë që ka, por për shkak të asaj që ne besojmë që ky angazhim do sjellë përfundimisht paqe në një rajon dhe një territor që ka sfida të jashtëzakonshme sigurie dhe ka momente shumë të vështira përsa i përket popullsisë palestineze dhe sigurisë së qytetarëve izraelitë në shtetin e Izraelit”, u shpreh ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

si u vra i riu erduan hajdini mbreme ne mitrovice flet daja i tij 6a182bb402c30
Lajmi i mëparshëm

​Si u vra i riu Erduan Hajdini mbrëmë në Mitrovicë, flet daja i tij

qeveria britanike e konfirmon rregullat e brexit it mbi eksportet e ushqimit do te hiqen 6a182c9233155
Lajmi i radhës

Qeveria britanike e konfirmon, rregullat e Brexit-it mbi eksportet e ushqimit do të hiqen

Të fundit nga

ShkoLartë