NQP Shkup thirrje për punësimin e shoferëve

1 minut lexim

Ndërmarrja Publike NQP Shkup ka publikuar thirrje për punësimin e shoferëve.

Në faqen e Ndërmarrjes kërkohen kandidat me minimum shkollë të mesëm të kryer, kategorinë D të lejes për vozitje, përvojë pune minimum dy vjeçare, fleksibilitet për punë në ndërrime dhe sjellje profesionale.

Kandidatët duhet të dorëzojnë edhe dëshmi se me aktgjykim nuk është dënuar për të ushtruar profesionin, veprimtarinë ose detyrën.

Sipas informacioneve NQP tani më disa vite po përballet me largimin e shoferëve, të cilët ikin jashtë shtetit, kryesisht në Maltë, Gjermani por edhe vende tjera për rroga më të mëdha.

Story i mëparshëm

Publikohet portreti i parë familjar, Rihanna dhe A$AP Rocky bashk me dy vogëlushët e tyre

Story i radhës

Komuna e Tetovës: Dikush po e prish atë që po bëjmë për Tetovën tonë

Të fundit nga