NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije

December 24, 2024
1 minut lexim

Uji në Shkup i sigurt për pije, thuhet në raportin javor laboratorik të kryer nga Sektori për kontroll sanitar të NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”.

Testimet janë bërë nga 16 deri më 22 dhjetor në 213 mostra për fiziko-kimike dhe 213 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 48 pika matëse në Shkup.

NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” po ashtu rikujton se pardje me 22.12.2024 ka kryer monitorim të jashtëzakonshëm të ujësjellësit të qytetit të Shkupit, i cili me datën 21.12.2024 ka ndërprerë furnizimin me ujë për shkak të aktiviteteve të ndërmarrjes. Monitorimi ka përfshirë nëntë pika kritike: Autokomandë, Singeliq, Maxhari, Lisiçe e re, Qendër, Draçevë, Përzhino, Gjorçe Petrov dhe Karposh 3, nga ku janë marrë mostrat e ujit të pijshëm dhe janë kryer analiza laboratorike fiziko-kimike dhe mikrobiologjike.

Sipas rezultateve të marra nga testimi, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Telegram më në fund është fitimprurës thotë themeluesi Pavel Durov

Story i radhës

Barcelona i jep ultimatum de Jong-ut

Të fundit nga

Chelsea drejt një tjetër goditjeje në sulm

Chelsea është shumë pranë realizimit të një tjetër transferimi të rëndësishëm në repartin ofensiv. Sipas asaj që raporton Sky Sports News, klubi londinez ka arritur një marrëveshje me Liam Delap, sulmues premtues
sqmken
ShkoLartë