Ekipet e NP “Parkingu i Qytetit”, me iniciativë të Qytetit të Shkupit, dhe në bashkëpunim me ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” këto ditë kanë rritur numrin e vendeve të parkimit për personat me aftësi të kufizuara dhe po rinovojnë ato ekzistuese në kuadër të Qendrës Klinike.
Në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve janë rinovuar vendet e parkimit për personat me aftësi të kufizuara, si dhe janë shënuar vende të reja për këta persona në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare, Qendrën Emergjente, si dhe në Klinikën Infektive.