NP Higjiena Komunale – Shkup dhe Shkolla e Mesme Ekonomike dhe Juridike e Qytetit të Shkupit ,, Arseni Jovkov”, sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, në kuadër të të cilit u zotuan për zbatimin e programeve arsimore nëpërmjet realizimit të trajnimeve praktike me çka nxënësit do të kenë mundësi të ndjekin për së afërmi tërë procesin e punës në Ndërmarrje.
Drejtori i NP Higjiena Komunale – Shkup, Zudi Enuz dhe Drejtoresha e shkollës ,,Arseni Jovkov”, Jovanka Lekovska, në këtë rast konstatuan që në periudhën e ardhshme Ndërmarrja të realizojë aktivitete edukative dhe eko-ligjërata për nxënësit, me qëllim ngritjen e vetëdijes për veprimin e drejtë të mbetjeve, përfitimet e seleksionimit primar të tyre, si dhe për dëmet nga krijimi i deponive të egra.