NP “Higjiena komunale Shkup”: Janë larguar 25 metër kub mbetje ndërtimore në Çair

1 minut lexim

Nga NP “Higjiena Komunale – Shkup” njoftojnë se gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e ndërmarrjes kanë larguar 25 metra kub mbetje ndërtimore të hedhura në sipërfaqet publike dhe të trafikut në komunën e Çairit, në afërsi të kopshtit Fidani, si dhe disa deponi të egra në bulevardin Brigada Maqedono – Kosovare, në vendbanimin Fushë Tophanë.

“Është intervenuar edhe në bulevardin Nikolla Karev (Rruga e Plastikave), ku është larguar deponia e egër e vëllimshme e vendosur në këndin mes rrugës Mkasut Sadik, në afërsi të ambasadës së SHBA-së. Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup kanë larguar edhe disa deponi të egra të vendosura në rrugën Nikolla Pushkarov në komunën Gjorçe Petrov, si dhe në bulevardin Serbija në komunën Aerodrom të Shkupit”, njoftojnë nga NP “Higjiena Komunale – Shkup”.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Paralajmëron Sarrazin: Kosova rrezikon izolim më të thellë për shkak të…

Story i radhës

Lajm i keq për Barcelonën, Ter Stegen u lëndua rëndë mbrëmë

Të fundit nga