NP Higjiena Komunale – Shkup do të vendos kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjeve organike në prag të festës së Kurban Bajramit

min lexim

Në komunat e Shkupit, ku festohet në mënyrë masive festa fetare Kurban Bajrami, NP Higjiena Komunale – Shkup edhe këtë vit do të vendos kontejnerë të posaçëm në të cilët qytetarët do të mund ta hedhin mbetjen organike (mbetjet e kurbanit).

Qyteti i Shkupit dhe NP Higjiena Komunale – Shkup bëjnë thirrje deri te besimtarët që mbetjen organike ta hedhin ekskluzivisht në enët e vendosura, sepse hedhja e tyre në sipërfaqet publike mund të rrezikojë seriozisht shëndetin publik dhe të ndot mjedisin jetësor.

Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup gjatë ditës së djeshme dhe të sotme kanë kryer edhe aktivitete për larjen manuale dhe makinerike të oborreve dhe rrethinave më të afërta të objekteve më të mëdha fetare islame në territorin e qytetit të Shkupit.

LISTA E LOKALEVE KU DO TË VENDOSEN KONTEJERËT PËR HEDHJEN E MBETJES ORGANIKE:

  1. Komuna Shuto Orizare – stacioni i autobusit te19-shi i fundit; te Marketi Harbin; në afërsi të urës në rrugën për në Vizbeg; në afërsi të xhamisë Hamdi Pasha; në afërsi të komunës Shuto Orizare.
  2. Komuna Butel – në afërsi të xhamisë Fetah Efendi; në afërsi të Xhamisë Bedër – Butel 1.
  3. Komuna Gazi Babë – stadiumi FC Fortuna; Stadiumi Gazi Babë.
  4. Komuna Çair – ish lokacioni i NP HKSh – Seravë; në afërsi të restorantit Fa-Fa; në afërsi të xhamisë së Re në Çair; në afërsi të teqes në Duqanxhik.
  5. Komuna Saraj – te komuna e vjetër e Sarajit; në liqenin Treska; te ShMI Medreseja Isa Beu – f. Kondovë.
  6. Komuna Karposh – vendbanimi Nerez i Poshtëm.
  7. Komuna Haraçinë – ish-pllaci, në qendër të fshatit – te Kasapi.
  8. Komuna Studeniçan – në qendër të fshatit Studeniçan; në fshatin Moranë; në fshat Batincë.
  9. Ish selia e Myftinisë – Kalaja e Shkupit.

 

Story i mëparshëm

Pasi shfaqën hapurazi dashurinë e tyre, e dashura e Robert Berishës tregon “merakun” që ka për lidhjen e tyre

Story i radhës

Festim Halili takon Ridvan Ibraimin

Të fundit nga