Novomatik me reagim deri te TV21: Prokurimi publik është realizuar në mënyrë transparente

October 4, 2024
1 minut lexim

Me formë të shkruar, Novomatik ka reaguar deri te TV21 në lidhje me kronikën me titullin “A u pajtuan Novomatik dhe VLEN? Akuzuan për “vjedhje” të 10 milionë eurove, ndërsa tani heshtin”.

Nga Novomatik, kanë potencuar se prokurimi publik për terminalet e videolotarisë është realizuar në mënyrë transparente dhe në përputhje me Ligjin për prokurim publik.

“Furnizimi i përmendur, si dhe gjithë të tjerët, janë realizuar në procedurë transparente nga lloji i hapur, në të cilën gjithmonë mund të konkurrojnë numër i pakufizuar i operatorëve ekonomikë të cilët merren me veprimtarinë e caktuar. Duke e marrë parasysh se mes tjerash Novomatik është edhe njëri nga prodhuesit më të mëdhenj të aparateve të lojërave të fatit në nivel botëror, HTL si përfaqësues i tyre ka pasur ofertën më të volitshme. Mjetet e destinuara për furnizim me terminalet e video lotarisë nuk janë siguruar me buxhetin shtetëror, por kanë qenë pjesë e planit financiar të NOVO VLT. Çmimet për secilin aparat të lojërave të fatit të cilat i prodhon Novomatik janë vërtetuar me çmimoren e kompanisë me EU Kapital dhe të njëjtat nuk mund të jenë lëndë e përcaktimit të lirit apo të ndryshëm në asnjë treg ekonomik. Në përputhje me parimet e tregut ekonomik HTL konkurroi dhe në përputhje me Ligjin për furnizime publike e ka pasur çmimin më të volitshëm për furnizim të terminaleve të video lotarisë të punuara me teknologjinë më të re. Edhe njëherë ju inkurajojmë që me të njëjtin përkushtim të hetoni edhe se si janë furnizuar edhe terminalet e video lotarisë e Video lotarisë shtetërore të Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në reagimin e Novomatik.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pritjes së ardhjes në jetë të bebushes po i vjen fundi, Bardhi bën “gabimin” e ‘pafalshëm’

Story i radhës

E rëndë në Haiti, grupi i armatosur hap zjarr drejt civilëve, vriten 70 persona

Të fundit nga

ShkoLartë