Novak vlerësoi lart punën dhe përkushtimin e FBK-së

July 19, 2023
1 minut lexim

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, ka vizituar sot Komitetin Olimpik të Kosovës, me ç’rast është pritur nga presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.

Krasniqi falënderoi drejtorin Novak për vizitën dhe përkrahjen që po i jep basketbollit tonë, ndërsa shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për të fuqizuar edhe më tutje bashkëpunimin me FBK-në për të avancuar basketbollin në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv, Novak, që shoqërohej nga drejtuesit e FBK-së, kryetari Arben Fetahu e sekretarja e përgjithshme, Elvira Dushku, falënderoi presidentin Krasniqi për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë që ka me FBK-në.

Novak vlerësoi lart punën dhe përkushtimin e FBK-së për avancimin e basketbollit, derisa përmendi organizimet e shumta ndërkombëtare që po i bënë federata, si dhe shprehu konsideratën e lart edhe për emërimin e Fetahut, anëtar i Bordit të FIBA Evropës.

Drejtori Novak do të jetë i pranishëm në ndeshjen Kosova-Malta që zhvillohet në kuadër të Kampionatit Evropian, Divizioni C për meshkuj U16, që sot nis në Prishtinë, ndërsa më pas do të ndjek edhe takimin e parë parakualifikues për Evropianin 2025, ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, që zhvillohet në Prizren.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë i dërgon një letër Konjufcës, kjo është përmbajtja

Story i radhës

Raporti i RCC-së: 57% e qytetarëve në Kosovë duan të largohen nga vendi i tyre

Të fundit nga

ShkoLartë