Nova është finalja e zonës së Tiranës

1 minut lexim

Kampionati Kombëtar i futbollit 5×5 në zonën e Tiranës ka tashmë dy ekipet finaliste, pasi mbrëmjen e kaluar u luajtën ndeshjet gjysmëfinale të këtij edicioni.

Tirana 5×5 mposhti Dajtin me rezultatin e thellë 8-1 ndërsa Nova mundi ATS-në me shifrat 3-1.

Kësisoj, në finalen e Tiranës do të përballen Tirana 5×5– Nova, me sfidën që do të luhet të shtunën në mbrëmje, në ora 20:30.

Ky kampionat zhvillon edicionin e tij të dytë nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Futbollit, teksa ka tërhequr shumë të apasionuar që kanë krijuar skuadrat e tyre dhe kanë garuar në kampionatet e organizuara nga FSHF në disa zona të vendit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një konkurrent në “The Voice Australia” zhvesh këmishën, Rita Ora nuk i reziston: Të dua, a është shumë shpejt?

Story i radhës

Ziadin Sela në një vijë me VMRO-DPMNE dhe Levicën

Të fundit nga