Nottingham Forest po ndjek Morgan Gibbs-White, megjithatë finalizimi i këtij operacioni duket pak i vështirë, kjo pasi klubi i ngjitur këtë sezon në Premier League, deri më tani ka bërë 11 afrime në merkaton e verës.
Lojtari i Wolves është shumë i pëlqyer nga trajneri Steve Cooper, që në të shkuarën ka punuar me mesfushorin në kombëtaren U-17 të Anglisë dhe më pas te Swansea City.
22-vjeçari ka kontratë deri në 2024 me
Wolverhampton dhe kartoni i tij vlerësohet 11 milionë euro, shifër të cilën Nottingham Forest vështirë se mund ta paguajë pas merkatos së bërë deri në këto momente.
Më shumë vështirësohet kjo lëvizje duke ditur që edhe Everton është seriozisht në garë për mesfushorin, megjithatë Cooper nuk pranon të heqë dorë nga fiksimi i tij.