MPJ i dorëzoi notë proteste ambasadorit bullgar në vend, Zhelazko Radukov, për shkak të mungesës së flamurit shtetërorë të Maqedonisë në takimin Siljanovska Davkova – Radev. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, delegacioni ynë nuk ka reaguar në atë moment për shkak se pak para takimit kanë humbur jetë dy pilotë bullgar.
Sipas presidentit bullgar, Radev, takimi do të ishte sipas gjithë protokolleve nëse takimi do të ishte zyrtar dhe vlerësoi se për momentin reagimet janë të fokusuara në formën, e jo në përmbajtjen e bisedimeve.
Nga LSDM arsyetimin e kryeministrit e vlerësuan si të turpshëm.
Burime nga MPJ thonë se protokollet e dy kabineteve u morën vesh që të mos ketë fotografi në hapësira jo të punës, ndërsa flamuri i Maqedonisë u vendos gjatë drekës së punës. Sipas MPJ-së, pala bullgare nuk e ka shkelur protokollin e dakorduar ndërsa në pyetjen se pse kabineti i Silanovska Davkovës e ka publikuar foton në rrjetet sociale, thanë se përgjigjen duhet ta kërkojmë në Vilën Vodno.
Burimi: tv21