“Notch” i ri në iPhone 14 Pro dhe 14 Pro Max kryen më shumë sesa funksionin për të cilin u krijua

min lexim

Pavarësisht nëse e pëlqeni apo urreni, notch që kur mbërriti për herë të parë në iPhone X, është bërë pjesë e pandashme e juaja nëse jeni përdorues i telefonëve Apple.

Ishte një e keqe e domodoshme sepse kamera selfie diku duhej të qëndronte të paktën.

Ajo prerje e çuditshme mbi ekran, mbetet ende e çuditshme me iPhone 14 por kësaj here ka marrë formën e një pilule. Megjithatë ndryshe nga gjeneratat e kaluara të iPhone, tashmë kryen më shumë se një funksion.

Apple e quan “Dynamic Island.”

“Qëllimi ynë ishte të krijonim një hapësirë e cila tregon njoftimet apo aktivitetin në sfond në një mënyrë të bukur,” tha Apple gjatë eventit.

“Kur merrni një njoftim, Dynamic Island to tu vërë në dijeni.”

Ky funksionalitet është dizajnuar për të ofruar informacione të reja tek përdoruesit pa e shpërqendruar atë nga aplikacioni apo puna që po bëjnë me smartfonin.

Në një shembull Apple tregoi sesi përdoruesi njoftohej për taksinë Lyft që kishte porositur pa u larguar fare nga ajo që po bënte në telefon. Një mënyrë tjetër përdorimi ishte tregimi i përqindjes së baterisë së AirPods.

Kur përdoruesit marrin një njoftim, notch do të zgjerohet duke ruajtur formën e saj ovale e nëse përdoruesi ka më shumë se një aktivitet në sfond, Dynamic Island do ti tregojë të dyja.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mickovski: Me referendum do ta kthejmë dinjitetin

Story i radhës

Ukraina përparon 50 km pranë Kharkiv, çliron më shumë se 20 fshatra – pamje që tregojnë “uljen e flamurit sovjetik”

Të fundit nga