‘Notarja më seksi në botë’ habit tifozët edhe në bikini e taka të larta

min lexim

Me afrimin e Javës së Modës në New York, duket se sportistja “e shumë-anshme” Andrea Dragoi po shfaqet dhe si një modele që pritet të habisë shumë fytyra ditët në vijim.

Me fotot e saj të fundit notarja rumuno-amerikane Andreea Dragoi thuhet se ka bërë që shumë fansave “t’u bien nofullat përtokë” nga pamja e saj jashtë pishinës.

Ajo që njihej më parë si ‘notarja më seksi në botë’ është përgatitur për sportin e saj në skuadrën e notit të gjimnazit San Jose State University.

Image

Andrea Dragoi

Ajo është tashmë duke studiuar në kinestetikë sportesh dhe si 20 vjeçare që është ka akumuluar një masë të madhe ndjekësish, çka mund të bëjë që të kthehet shpejt në një “influencuese” të vërtetë.

20-vjecarja postoi së fundmi tre foto modelingu për eventin New York Swim Week, me një kostum ‘të guximshëm’ noti dhe taka të larta.

Image

Andrea Dragoi

Rrjedhimisht fansat nuk i kursyen komplimentet, si nga femrat dhe meshkujt.

“Je më e bukura”, “Më ka rënë nofulla përtokë”, “Je një mbretëreshë”, madje dhe “Je shumë e rrezikshme,” ishin disa nga elozhet per te.

Dragoi do të po mundohet të kontribuojë në stilet e saj të preferuara si ‘stil i mirë’ dhe stil ‘delfin’ ne pishinen e notit, por thotë se edhe modelingun e ka dashur gjithmonë.

“Kam modeluar që nga viti 2019 para se të vija në SHBA për të studiuar”, tha ajo në një intervistë të fundit, duke shtuar se një agjenci në Rumani i kishte bërë kursin fillestar, duke e nxjerrë në pasarela madje dhe në televizion.

“Pak pasi erdha këtu (SHBA) nisa të marr më shumë punë modelimi, që kur isha e vogël ishte si një ëndërr”, shton e reja.

Story i mëparshëm

Zv.ministri i drejtësisë: Nga viti 2014 qeveritë e kaluara kanë shpenzuar 12 milionë euro për Kodin Civil

Story i radhës

Rumania pritet të bëjë pesë ndryshime në formacion ndaj Kosovës

Të fundit nga