Renditja e Milanit tregon më së mirë ecurinë e ekipit në këtë sezon.
Në dhjetor, pas javës së 18-të, klubi shkarkoi Paulo Fonsekën për t’i besuar pjesën e mbetur të sezonit Serxho Konseisaos.
Mes portugezësh, nga i pari tek i dyti, ecuria u ndikua jo pak. Nota mesatare pasqyron këtë aspekt me trajnerin aktual kuqezi, që ka notën mesatare 5.79.
Ky aspekt e bën më të dobëtin mes 20 trajnerëve që drejtojnë në këtë moment klubet e Serisë A. Kryesimin e mban Simone Inzagi me një notë mesatare 6.55, teksa pas tij me 6.53 vjen Antonio Konte falë punës që po bën te Napoli.
Podiumi mbyllet nga Klaudio Ranier që ka të njëjtin vlerësim si Konte, por tekniku i Romës e ka marrë vendin e punës që nga java e trembëdhjetë. Nëse Konseisao është më i dobëti, në podium me të janë Alesandro Nesta (5.81, në krye të Monzas për 24 javë) dhe Paolo Zaneti(5.82 te Verona).
Që të dy këta të fundit janë të përfshirë në luftë për mbijetesë me ekipet përkatëse, çfarë pasqyron më së mirë se edhe trajneri i Milanit ka bërë një punë jo fort të paqme.
Deri në mbyllje të kampionatit italian mungojnë akoma edhe shtatë ndeshje dhe portugezi mund të përmirësojë pozitat e tij, por fillimisht duke ndryshuar për mirë në renditje ato të ekipit që drejton që prej fillimit të janarit të këtij viti.
Burimi: botasot.info