Nostalgjia e Driton Kukajt, tregon se me çfarë merrej si fëmijë!

1 minut lexim

Trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka, si shumë të tjerë, edhe ai ka nostalgji për kohën e fëmijërisë.

 Kuka më së miri tregon përmes profilit në facebook, se cila është nostalgjia e tij.

“Nostalgjia e fëmijërisë!

Në Algjeri gjatë Lojërave Mesdhetare në qytetin Oran, një dyqan i vogël me qilima dhe aty një vek siç  i thojmë  në Pejë!
Gjeta kënaqësinë të fotografohem.

Vekun e kemi pas në shtëpi dhe nëna ime tashmë e ndjerë punonte çdo ditë me vek për të prodhuar qilima që mandej i shitnim ditëve të pazarit!

Peja qyteti i zanateve që shpresoj të ruhen si traditë”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rektori Zeqiri ndau bursa për të gjithë të regjistruarit në FSHI në UNT

Story i radhës

Rektori i UNT-së, Izet Zeqiri ndanë bursa për të gjithë studentët e regjistruar në fakultetin e shkencave të informatikës

Të fundit nga