Sot zhvillohen tre ndeshje në kuadër të FA Cup.
Do të kemi mundësinë të shohim dy futbollistët shqiptarë, Armando Broja dhe Milot Rashica. Southampton i Brojës do të ndeshet me West Ham, kurse Norwich i Rashicës është mysafir i Liverpool.
Me fillim nga ora 20:30 Southampton në shtëpi pret skuadrën e cila këtë edicion ka treguar paraqitje mjaft të mira, West Ham.
Ata janë duke luftuar po ashtu edhe për vendin e 4’të në Premier League, pozitë e cila siguron sezonin e ardhshëm pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.