norvegjia ndalon nje anije te dyshuar per demtimin e kabllove nenujore 679d121d03274

Norvegjia ndalon një anije të dyshuar për dëmtimin e kabllove nënujore

January 31, 2025
min lexim

Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore të telekomunikimit mes Suedisë dhe Letonisë në Detin Baltik.

Policia në qytetin Tromso tha të premten se anija me pronësi norvegjeze dhe e regjistruar në Norvegji, Silver Dania, u ndalua pas një kërkesë ligjore nga autoritetet letone dhe bazuar në një urdhër nga Gjykata e Qarkut në Troms të Norvegjisë.

Kjo është anija e dytë që ndalohet në javën e fundit në lidhje me dëmtimin e kabllove. Policia suedeze e ndaloi një anije mallrash me flamuj maltezë nën dyshimin se dëmtoi kabllot nënujore.

“Ka dyshime se anija është përfshirë në dëmtimin e madh të një kablloje fibër në Detin Baltik mes Letonisë dhe Suedisë”, tha policia në një komunikatë.

“Policia është duke e kryer një operacion në anije, për të kontrolluar, kryer intervistime dhe për të gjetur prova”, tha ajo.

Disa kabllo nënujore të telekomunikimit dhe energjisë janë dëmtuar në Detin Baltik që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Ekspertët dhe politikanët kanë fajësuar anijet e flotës së fshehtë të Rusisë, të përbërë nga cisterna të vjetra nafte. Kremlini ka mohuar përfshirjen.

Si pasojë e veprimeve sabotuese në rajon në kohët e fundit, liderët e NATO-s dhe BE-së janë pajtuar për ta nisur një mision vëzhgimi në Detin Baltik.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se “veprime të tilla armiqësore” nuk do të mbeten pa përgjigje, duke premtuar shtimin e pranisë ushtarake të NATO-s në rajon.

Rasti i parë i madh i sabotimit të infrastrukturës ndodhi në shtator të vitit 2022, kur një seri shpërthimesh nënujore shkatërruan tubacionet e gazsjellësit Nord Stream, që ishin ndërtuar për të bartur gazin rus në Evropë. Ende nuk është përcaktuar se çfarë i shkaktoi shpërthimet.

Një gazsjellës nënujore midis Finlandës dhe Estonisë u mbyll në tetor të vitit 2023 pasi u dëmtua nga spiranca e një anije kineze e mallrave.

Incidenti më i fundit ndodhi më 26 janar, kur u këput kablloja që lidh telekomunikacionin midis Suedisë dhe Letonisë.

Një muaj më herët, në një tjetër incident, u dëmtuan kablloja elektrik “Estlink 2” dhe katër kabllo të telekomunikacionit që lidhin Finlandën dhe Estoninë.

Kjo ndodhi vetëm disa javë pasi dy kabllo telekomunikimi në ujërat suedeze u këputën më 17-18 nëntor.

Për incidentin e 25 dhjetorit dyshohet “Eagle S”, një cisternë nafte me flamurin e Ishujve Kuk, e cila besohet të jetë pjesë e “flotës së fshehtë” të Rusisë. Hetuesit dyshojnë se kabllot u dëmtuan kur cisterna i tërhoqi ato me spirancën e saj./REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

tesla zbulon synimet per prodhimin e veturave me te perballueshme 679d0f7fea47d
Story i mëparshëm

Tesla zbulon synimet për prodhimin e veturave më të përballueshme

the weeknd nis turneun e ri pas lansimit te albumit te ri 679d13f813461
Story i radhës

The Weeknd nis turneun e ri pas lansimit të albumit të ri

Të fundit nga

Tetova më e pastër me Bilall Kasamin!

4 Shkup, 14 mars – Kryetarët e Komunave janë ata që janë në kontakt të drejtpërdrejt me qytetarët në nivel lokal. Pra, janë adresa kryesore e parësore që trokasin qytetarët nëse nuk
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë