Norvegjia mbyll portet për anijet ruse, përveç atyre të peshkimit

min lexim

Norvegjia do të ndjekë udhëheqjen e Bashkimit Evropian (BE) dhe do të mbyllë portet e saj për anijet ruse, me përjashtim të anijeve të peshkimit, tha të premten qeveria norvegjeze.

Ky vend verior nuk është anëtar i BE-së, por ka miratuar pothuajse të gjitha sanksionet e Bashkimit Evropain kundër Rusisë – shpesh me vonesa të vogla – që kur Kremlini filloi një pushtim të Ukrainës më 24 shkurt.

Norvegjia njoftoi të premten se do të zbatonte grupin e pestë të sanksioneve, për të cilin është pajtuar blloku 27-anëtarësh, tre javë më parë, më 7 prill.

Kjo përfshin ndalimin, me disa përjashtime, për transportin rrugor të mallrave nga Rusia, me të cilën Norvegjia ndan kufirin e Arktikut, përmes vendkalimit Storsko ndërmjet dy vendeve, raporton rel.

Ndalimi i ankorimit në portet norvegjeze të anijeve me flamur rus do të hyjë në fuqi më 7 maj dhe nuk do të prekë anijet e peshkimit, shumë prej të cilave zbrazin gjahun e tyre në bregun norvegjez ose në arkipelagun norvegjez Svalbard.

Arkipelagu i Arktikut qeveriset me një traktat shekullor që lejon të gjitha shtetet nënshkruese, përfshirë Rusinë, të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në aktivitetet ekonomike.

“Sanksionet janë mjetet tona kryesore të presionit kundër regjimit rus”, tha ministrja e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Aniken Heitfeld.

“Është kyçe këtu të qëndrojmë pranë BE-së dhe vendeve të tjera, për të vazhduar që të dobësojmë aftësinë e Rusisë për të financuar luftën në Ukrainë”, shtoi ajo.

Që nga viti 1976, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar në kulmin e Luftës së Ftohtë, Norvegjia dhe Rusia janë pajtuar për kuotat për të kapur disa lloje peshqish në Detin Barents, që është shtëpia e rezervave të vlefshme të merlucit.

Oslo tha se përjashtimi u bë për anijet e peshkimit, në përputhje me sanksionet e BE-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto zakone të këqija po ndikojnë në jetën tuaj romantike

Story i radhës

KEDS punon në rrjet tri ditë, këto janë zonat që do të mbesin pa rrymë

Të fundit nga