​Norvegjia arreston pedagogun universitar, dyshohet si spiun rus

October 25, 2022
1 minut lexim

Agjencia e Sigurisë së Brendshme e Norvegjisë ka arrestuar një pedagog universitar, i dyshuar si spiun rus.

“Burri hyri në vend si një shtetas brazilian dhe është arrestuar”, tha Martin Bernsen, zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë Policore Norvegjeze, i njohur si PST.

Burri u arrestua në qytetin arktik të Tromso dhe hetuesit besojnë se ai ishte në Norvegji me një emër dhe identitet të rremë, ndërsa punonte për një nga shërbimet e inteligjencës ruse.

Zëvendësshefi i PST-së, Hedvig Moe tha se i arrestuari kishte qenë i vendosur në Universitetin Arktik të Norvegjisë në Tromso si “një studiues brazilian” dhe do të dëbohet nga vendi sepse besojnë se ai përfaqëson një kërcënim për interesat themelore kombëtare, shkruan Sky news.

“Shërbimi i sigurisë është i shqetësuar se ai mund të ketë marrë informacione në lidhje me politikën e Norvegjisë në rajonin verior”, tha Moe dhe shtoi se “edhe nëse këto informacione nuk janë një kërcënim për sigurinë e vendit, ne jemi të shqetësuar se informacioni mund të keqpërdoret nga Rusia”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si të mësoni vërtet nga gabimet tuaja? Pesë hapa që nuk duhet t’i kaloni

Story i radhës

Legjenda gjermane këshillon sulmuesin

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë