Policia norvegjeze ka arrestuar një rus të dyshuar për spiunazh në qytetin verior të Tromsoe, sipas skynews.
I dyshuari, i cili punonte si shkencëtar në Universitetin e Tromsoe, ishte paraqitur si shtetas brazilian, por policia beson se identiteti i tij i vërtetë ishte rus, raportoi NRK.
Zëvendës shefi i PST-së, tha se ai përfaqëson një “kërcënim për interesat themelore kombëtare” dhe duhet të dëbohet nga Norvegjia.