Nora Istrefi flet për ndarjen nga Robert Berisha: Ka qenë shumë e vështirë, ishim 14 vjet bashkë

October 22, 2022
1 minut lexim

Këngëtarja shqiptare, Nora Istrefi dhe muzikanti Robert Berisha, i dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2019.

Ata kanë qenë bashkë për 14 vite dhe nga ajo martesë kanë një vajzë të quajtur, Renee.

Artistja e njohur ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Më lër të flas” dhe ka folur për herë të parë rreth kësaj teme.

E njëjta ka treguar se si erdhi deri te divorci me Berishën si dhe për arsyet e ndarjes së tyre.

“E kemi marrë vendimin të dytë, me Robertin jam fejuar në moshën 23 vjeçare. Kemi qenë për 14 vite bashkë. Kohën më të mirë të jetës e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithçka, sensi humorit, pamja, gjithçka. Por nuk shkoi ashtu siç e kisha parashikuar, lidhja ka pasur shumë kriza. Disa gjëra kam dëshirë që t’i mbaj për vete. Përse vendosëm deri te divorci ishte që të kemi qetësi shpirtërore dhe që Renee të ketë një ambient të përshtatshëm”, u shpreh Nora.

“Sigurisht ka qenë shumë e vështirë, tepër. Ka qenë vështirë edhe për mua edhe për vajzën. Ka qenë edhe më i vështirë vendimi derisa e kam marrë. Nuk mundem ta përshkruaj me fjalë”, vazhdoi më tej ajo.

Krijuesja e hitit “Anna” tha se për të kaluar atë periudhë ka pasur pranë vetes njerëzit e dashur.

“Më kanë ndihmuar miqtë, më kanë qëndruar afër. Nuk janë pajtuar me vendimin tim, por më kanë qëndruar afër”, përfundon ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trepça fiton ndaj Prishtina Elite

Story i radhës

Fitojnë Kastrioti, Prishtina dhe Vushtrria

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë