Nora Gjakova kalon në raundin e dytë të Grand Slam Abu Dabi

October 21, 2022
1 minut lexim

Ekipi i xhudos po merr pjesë në Grand Slam Abu Dabi, ku tre xhudiste po e përfaqësojnë Kosovën në këtë garë në Emiratet e Bashkuara.

Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, sot po lufton xhudistja Nora Gjakova, e cila tani ka arritur të kalojë në raundin e dytë të këtij Grand Slami.

Në raundin e parë, e arta olimpike e mposhti xhudisten nga Republika e Koresë, Yuna Shin.

Tani, Nora Gjakova në raundin e dytë do të përballet me xhudisten nga Holanda, Pleuni Cornelisse.   

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

MPJ me notë verbale reagon ndaj deklaratës së Kostadin Kostadinv nga “Rilindja”

Story i radhës

1 mijë e 827 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë